Zyrtarja e MKRS-s me tri pozita njëkohësisht NULL NULL 11.06.2025 22:40 11.06.2025 22:40 Harjulla Çeku që është betuar si deputet dhe vazhdon ta ushtrojë detyrën e ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, në prill të këtij viti kishte marrë disa vendime që nga njohës të administratës po konsiderohen të kundërligjshme. 4 prej vendimeve që Hajrulla Çeku ka nënshkruar në cilësinë e ministrit më 01 Prill 2025 e që ekskluzivisht i ka siguruar MAT shihet se është bërë lëmsh me emërime. Zyrtarja e MKRS-së, Zjarrta Osmani duke qenë Ushtruese e Detyrës e Drejtores së Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtave të Përafërta në MKRS është emëruar U.d e Drejtores Ekzekutive në Agjencisë për Zhvillimin e Rinisë. Por ky nuk ishte vendimi i vetëm ku figuron emëri i Zjarrta Osmanit. Po atë ditë Hajrulla Çeku e emërkon atë anëtare të Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare si përfaqësuese e Ministrisë së Kulturës. Një tjetër emërim është berë edhe në Agjencinë e Sportit. Fidan Shatri, zyrtar për Kordinim me Federata në Kuadër të Departamentit të Sportit në MKRS është caktuar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Sportit me të gjitha të drejtat dhe obligimet nga Marrëdhënia e Punës. Edhe Sami Kajtazi ndonëse vetëm balerin është caktuar në pozitën e udhtruesit të detyrës në Baletin e Kosovës me të gjitha të drejtat dhe obligimet e punës. Për këto emërime Klan Kosova ka kërkuar një përgjigje nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit duke dërguar pyetje në adresën zyrtare të kësaj ministrie por që të njëjtit nuk janë përgjigjur. Çështjen e vendimeve të zyrtarëve qeveritarë edhe pas betimit si deputet, në Gjykatën Kushtetuese, e ka adresuar Lidhja Demokratike e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë