Zyrtarja e kulturës: Prishtina sivjet ka një agjendë të larmishme kulturore (VIDEO) NULL NULL 31.07.2022 10:58 31.07.2022 10:58 Këtë të diel në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova, u diskutua për verën festive në Prishtinë, ku e ftuar ishte Yllka Syla – Uka, zyrtare e drejtorisë së kulturës në komunën e Prishtinës. Ajo njoftoi se kryeqyteti si asnjëherë më parë, ka një agjend të larmishme me aktivivitete për verën 2022, dhe se kjo ka rritur edhe numrin e turistëve në vendin tonë. “Prej asaj që kemi parë deri më tash, dhe prej përvojës edhe më herët, këto aktivitete mirëpriten jashtëzakonishit mirë nga qytetarët e republikës së Kosovës. Aq më shumë kur tash Prishtina është e populluar edhe me mërgimtar”, u shpreh ajo. Zyrtarja Syla – Uka, theksoi aktivitetët kulturore të cilat do të zhvillohen në vijim e sipër, duke nisur nga sonte. “Sonte kemi festivalin “Ramë Lahaj internacional opera festival”, i cili mbahet për të dytin vit në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 20.30″, tha Syla – Uka. Ajo gjithashtu rikujtoi edhe festivalin e famshëm “Sunny Hills”, i cili do nis më 4 gusht dhe do të zgjasë deri me datën 7- të të po këtij muaji.