Zyrtari policor serb vret vëllain në Graçanicë NULL NULL 07.05.2022 16:28 07.05.2022 16:28 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gushtericë të Graçanicës, ku një zyrtar policor ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij. Klankosova.tv nga vendi i ngjarjes merr vesh se Miqa Shubariq rreth 60 vjeç, ka vrarë vëllain e tij, Tihkomir Shubariq, 65 vjeçar. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”. “Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policorë në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti. Motivet që quan deri tek vrasja ende nuk dihen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025