Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtari iranian pas sulmit: Largojeni dreqin nga regjioni ynë

NULL NULL
08.01.2020 03:51

Ministri iranian i Telekomunikacionit Mohammad Javad Azari Jahromi përmes Twitter kërkoi largimin e Amerikës nga rajoni i Iranit pas sulmit me raketa ndaj objektivave amerikane në Irak.

“Largojeni dreqin nga rajoni ynë! Hakmarrje e rëndë”, ‘cicëroi’ ai, njofton Klan Kosova.

Po ashtu  lideri suprem i Iranit në një video pa datë të publikuar nga Fars News derisa i ishte adresuar një turme të madhe kishte thënë se SHBA mund ta lëndojë Iranin, por ata do ta lëndojnë vetveten disa herë më shumë.

“Kam thënë edhe në një fjalim tjetër (gjatë presidencës së Presidentit Obama) që ka përfunduar koha që do të goditemi dhe të ikim. Nëse na goditni do të ju goditim”, ka thënë Ayatollah Seyyed Ali Khamenei.

Ndërkaq Lindsey Graham, një republikane nga Karolina e Jugut, reagoi ndaj sulmit të Iranit ndaj dy bazave irakiane që strehonin trupat amerikane në Fox Neës këtë mbrëmje.

“Ky ishte një veprim lufte me paramendim. Presidenti ka të gjitha autoritetet që i nevojiten sipas nenit II për t’u përgjigjur dhe se si ai përgjigjet nuk dihet ende, por ai ka atë autoritet të përgjigjet”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.