Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Administrata Trump po parashikonte hakmarrje nga Irani NULL NULL 23.06.2025 20:07 23.06.2025 20:07 Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për CNN ka thënë se Administrata Trump po parashikonte që Teherani do të hakmerrej pas sulmeve të ShBA-së në vendet bërthamore iraniane gjatë fundjavës dhe presidenti nuk dëshiron më shumë angazhim ushtarak në rajon “Ne e dinim se ata do të hakmerreshin”, është shprehur ai. Zyrtari tha se vlerësimet fillestare ishin se raketat nuk goditën objektivat e tyre të synuara, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se mbrojtja e saj ajrore kapi një sulm raketor iranian në bazën ajrore amerikane në vend. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Neglizhenca e punimeve në Tokbashqe, qytetari ankohet për vështirësi në vendkalim (FOTO) 24/06/2025
Kosova Sulmi i Iranit në Katar, Ahmeti: Shkelje e sovranitetit të një shteti që është angazhuar për paqe (VIDEO) 23/06/2025