Zyrtari i MKRS-së konfirmon sulmin ndaj tij: Rastin e kam lajmëruar në polici NULL NULL 13.11.2024 12:46 13.11.2024 12:46 Një incident është raportuar se ka ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Aty dyshohet se ka ndodhur se sekretari i kësaj ministrie Xheladin Krasniqi, e ka sulmuar fizikisht zyrtarin Miftar Latifin. Ky i fundit për Klan Kosova e ka konfirmuar sulmin, derisa rastin e ka lajmëruar në polici. “Raportimi është i vërtetë, rastin e kam paraqitur në polici dhe s’ka më shumë detaje nga unë meqenëse ky institucion po e heton tashmë rastin”, tha ai. Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë, por deri më tani s’kanë kthyer një përgjigje zyrtare. Lidhur me rastin ka folur edhe i pari i MKRS-së Hajrulla Çeku, gjatë një konference për media pas mbledhjes së qeverisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hovenier për sulmin në Ibër-Lepenc: I mbështesim hetimet, po punojmë me institucionet e Kosovës për t'i gjetur përgjegjësit 60 minuta më parë