Zyrtarët palestinezë në Gaza: Objektet mjekësore në Khan Younis u goditën gjatë sulmit izraelit NULL NULL 22.01.2024 19:31 22.01.2024 19:31 Foto nga arkiva. Khan Younis Zyrtarët shëndetësorë palestinezë kanë thënë se objektet mjekësore në Khan Younis në jug të Gazës janë goditur sot gjatë sulmit izraelit. Ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza tha se dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën në ofensivën e fundit në perëndim të Khan Younis, ku ndodhen objektet mjekësore duke përfshirë Kompleksin Mjekësor Nasser, Spitalin Al Amal dhe selinë e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestine, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. “Situata këtu është krejtësisht katastrofike. Nuk fjetëm natën e kaluar. Spitali është tërësisht i rrethuar”, tha Ahmad Al Moghrabi, një mjek në Kompleksin Mjekësor Nasser. “Nuk kemi asnjë mënyrë për të shpëtuar nga spitali dhe asnjë mënyrë për evakuim. Trupat janë rreth e qark dhe rrugët e vetme për evakuim janë të mbushura me trupa të pajetë”, u shpreh tutje ai.