Zyrtare: Spalleti trajner i Juventusit NULL NULL 30.10.2025 18:44 30.10.2025 18:44 Pas largimit të Igor Tudor, Juventus ka emëruar Luciano Spalletti si trajnerin e ri deri në fund të sezonit 2025/26, me opsion vazhdimi nëse klubi kualifikohet në Champions League. Spalletti, 66 vjeç, ka një karrierë të gjatë me klube si Udinese, Roma, Zenit, Inter dhe Napoli, ku fitoi titullin e Serie A me Napolin në sezonin 2022/23. Ai merr drejtimin e Juventusit pas një periudhe të vështirë për klubin, ku skuadra kaloi një seri prej tetë ndeshjesh pa fitore. Debutimi i tij pritet në ndeshjen kundër Cremonese këtë fundjavë, transmeton Klankosova.tv.