Zyrtare: Quiqe Setien nuk është më trajner i Barcës NULL NULL 17.08.2020 20:56 17.08.2020 20:56 Barcelona e ka shkarkuar Quiqe Setenin nga pozita e kryetrajnerit. Lajmin e ka bërë të ditur klubi në faqen e vet zyrtare. Shkarkimi i tij vjen pas humbjes turpëruese nga Bayern Munchen me rezultat 8 me 2 në çerekfinalen e Champions League. Setien erdhi në Barcelonë në janar pas shkarkimit të Ernesto Valverdes dhe që në fillim, nuk arriti të ndryshojë diçka në skuadrën e Barcelonës dhe në fund u desh të lirojë vendin për dikë tjetër. Sipas raportimeve postin e trajnerit do ta marrë Ronald Kuman. ❗ Quique Setién no longer first team coach. The new coach will be announced in the coming days as part of a wide ranging restructuring of the first team. — FC Barcelona (@FCBarcelona) August 17, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025