Zyrtare: Ponte Prizreni përforcohet me Wiggins NULL NULL 01.01.2023 19:03 01.01.2023 19:03 Ponte Prizreni ka vazhduar me transferimet për pjesën e dytë të sezonit. Skuadra nga Prizreni ka njoftuar se ka nënshkruar me alo qendrën Alan Wiggins, transmeton Klankosova.tv. Wiggins ka bagazh dhe karrierë të gjatë në basketboll evropian e botërorë, duke luajtur në Francë, Japoni, Ukrainë dhe Turqi, e shumë shtete të tjera, ndërsa së fundmi ishte për 1 sezon e gjysmë në elitën e superligës boshjake tek skuadra Posusje ku për 8 ndeshje ka kontribuar me 15.5 pikë e 10.4 kërcime. “Me Wiggins skuadra tani kompletohet dhe fokusi kryesorë do të jetë vazhdimi dhe suksesi në Superligë”, thuhet në njoftim. Ndryshe, Ponte Prizreni mbrëmë e prezantoi lojtarin tjetër Adam Grant.