Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtarë policorë ushtrojnë dhunë fizike ndaj një qytetari në Prizren – nuk dihet arsyeja (VIDEO)

NULL NULL
30.08.2025 17:02

Një video e publikuar në rrjete sociale tregon një rast ku zyrtarë policorë kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari.

Sipas videos së publikuar nga portali “Jepi Zë”, thuhet se e tëra ka ndodhur vetëm pse qytetari kishte parkuar veturën në vend të palejuar.

Pamjet tregojnë momentin kur së paku tre zyrtarë policorë fillimisht fjalosen me qytetarin, e në ndërkohë, në tentim për ta arrestuar atë, edhe ushtrojnë dhunë fizike ndaj tij.

Të njëjtit në fund i vihen edhe prangat.

Klankosova.tv mëson se ngjarja ka ndodhur në Prizren, ndonëse nuk dihet kur ka ndodhur.

Për detaje të tjera Klankosova.tv do t’iu mbajë të informuar në vazhdim. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme