Zyrtare: Kevin Love te Miami Heat - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtare: Kevin Love te Miami Heat

NULL NULL
21.02.2023 00:50

Basketbollisti Kevin Love ka nënshkruar kontratë me Miami Heat.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nga Florida përmes një postimi në llogaritë e veta në mediat sociale, ku Love shihet duke hedhur firmën e tij.

Love, kampion i NBA-së me Cleveland Cavaliers, i kaloi nëntë vjet te ky klub.

Ai ishte draftuar nga Memphis Grizzlies mirëpo ishte transferuar te Minesotta Timberwolves ku kishte luajtur për gjashtë vjet.

34-vjeçari është zgjedhur pesë herë All-Star në NBA.