Zyrtare: KB Rahoveci përforcohet me Wes Alcegaire NULL NULL 13.08.2021 22:13 13.08.2021 22:13 Klubi i Basketbollit, Rahoveci ka vazhduar me transferimet për stinorin e ri që do të fillon në Superligë. Rahoveci përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se janë përforcuar me Wes Alcegaire, njofton Klankosova.tv. 26 vjeçari luan në pozitën 3. “Wes ALCEGAIRE është basketbollisti më i ri i skuadrës sonë. Një lojtar me goxha përvojë në arenën ndërkombëtare, respektivisht FIBA Europre Cup, na bashkohet në rrugën drejt suksesit”, thuhet në njoftimin e KB Rahovecit. Alcegaire në të kaluarën ka djersitur edhe fanellën e skuadrës Inter Bratislava në elitën sllovake të basketbollit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.