Zyrtare: KB Prishtina përforcohet me Aliouen Tew NULL NULL 21.07.2021 15:19 21.07.2021 15:19 Klubi i Basketbollit, Prishtina ka njoftuar se është përforcuar me francezin Aliouen Tew, njofton Klankosova.tv. Tew luan në pozitën qendër. Francezi sezonin e kaluar ishte pjesë e Kolegjit Niagara në SHBA. “Aliouen Tew vjen nga Franca, është 29 vjeçar, i gjatë 206cm dhe luan në pozitën qendër. Ishte pjesë e Kolegjit Niagara në SHBA. Karrierën profesionale e vazhdoj në shumë liga si në Zvicër, Katar, Francë, Angli dhe se fundmi në Spanjë tek ekipi Melilla që garon në Leb Gold”, thuhet në njoftimin e plot të Klubit të Prishtinës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.