Zyrtare: Golden Eagle Ylli përforcohet me Rashun Davis NULL NULL 10.07.2021 13:30 10.07.2021 13:30 Klubi i Basketbollit, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se e ka nënshkruar Rashun Davis, transmeton Klankosova.tv. Klubi nga Suhareka e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale. “Rashun Davis lojtari më i ri i Golden Eagle Yllit ! Davis i bashkohet Golden Eagle Yllit si lojtar me mjaft përvojë, i cili ka zhvilluar karrierë në shumë liga të mëdha në Europë si në Sllovaki, Sloveni,Hungari dhe së fundmi në Bosnje dhe Hercegovinë në ekipin e Siroki edhe në Aba Lige 2 . Welcome Rashun Davis”, thuhet në njoftimin e klubit.