Zyrtare: Gnapi te Llapi NULL NULL 14.06.2025 12:58 14.06.2025 12:58 K.F. Llapi e ka bërë goditjen e parë në merkato, pasi ka transferuar Axel Gnapin. Ata kanë nënshkruar kontratë dyvjeçare me ish-lojtarin e Cannes, Istres, Belfot. “Klubi futbollistik Llapi zyrtarizon përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin qendror Axel Gnapi, i cili vjen nga radhët e FC Prishtina”, thuhet në njoftimin e K.F. Llapit në Facebook. “KF Llapi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare që do ta mbajë Gnapi-n në Podujevë deri në qershor të vitit 2027”. “Me tiparet e tij, Gnapi do të forcoj edhe më tej fazën tonë sulmuese dhe pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të klubit”. “Ky do të jetë kapitulli i dytë për 23-vjeçarin në futbollin kosovar, pas gjashtë muajve të kaluar te FC Prishtina. Më parë, ai ka qenë pjesë e disa klubeve franceze, përfshirë: Istres FC U19, AS Cannes, RC Grasse, AS Furiani, Racing Besançon dhe ASM Belfort”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 14/06/2025