Zyrtare: Fotis Takianos largohet nga posti i trajnerit te Rahoveci NULL NULL 11.10.2021 15:18 11.10.2021 15:18 Klubi i Basketbollit, Rahoveci ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin grek, Fotis Takianos. Tutje, Rahoveci ka bërë të ditur se zëvendësues i tij do të jetë ndihmësi aktual, Illmen Bajra, njofton Klankosova.tv. “Me marrëveshje të dyanshme, kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin grek, Fotis Takianos. E falenderojmë për punën e bërë deri më tani dhe kontributin e dhënë, teksa i urojmë çdo ditë të mirë në jetë e karrierë. Zëvendësues i tij do të jetë ndihmësi aktual, Illmen Bajra. Me këto ndryshime, klubi synon të rikthehet në normalitet, pas rezultateve të fundit”, thuhet në njoftimin e klubit të Rahovecit.