Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtare: Ferizaj inkuadrohet në Superligën e Kosovës

NULL NULL
04.05.2024 16:57

Ferizaji është shpallur kampion në Ligën e Parë, në Grupin B, duke siguruar kështu inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

Për këtë ka shkruar edhe klubi ferizajas në rrjetin e tyre social në Facebook, ku kanë falënderuar tifozët për mbështetjen.

“Tifozë të klubit, ne ju premtuam që do të rikthehemi menjëherë aty ku e kemi vendin, në Superligën e Kosovës. Misioni ynë u përmbyll me sukses”, thuhet në reagim.

“Urime lojtarëve për angazhimin, stafit për punën e palodhshme e mbi të gjitha sportdashës e tifozëri UJQI që na përkrahët”.

“Pritna Superligë, kësaj here si aktorë, e jo vetëm spektatorë. Urime Ferizajli”.

 

 

lajme të ngjashme