Zyrtare: Dukagjini nënshkruan me Jean Carioca NULL NULL 24.07.2021 11:21 24.07.2021 11:21 Klubi nga Klina, Dukagjini ka vazhduar me përforcimet për sezonin e ardhshëm. Dukagjini ka njoftuar se e ka transferuar brazilianin Jean Carioca, njofton Klankosova.tv. Carioca vjen nga klubi i Feronikelit, ku ishte për tre vjet. “Futbollisti brazilian, Carioca, nga tani e tutje magjinë e tij do ta vazhdojë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Mesfushori me tipare ofensive edhe zyrtarisht është pjesë e Dukagjinit. Jean Carioca vjen nga klubi i Feronikelit, ku ishte aktivizuar për tre vjet. I lindur më 1 qershor 1988, tridhjetetrevjeçari ka një bagazh të madh në futbollin brazilian, ku është aktivizuar në disa klube të ndryshme. Da Silva Carioca gjithashtu ka luajtur edhe në Shqipëri, ku është shpallur fitues i Kupës me klubin e Kukësit dhe njëkohësisht është paraqitur me këtë klub në garat europiane. Carioces i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me logon e klubit të Dukagjinit!”, thuhet në njoftimin e klubit të Dukagjinit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 13 orë më parë