Zyrtare: Burrat me mjekër më atraktivë për gratë NULL NULL 04.03.2017 21:00 04.03.2017 21:00 Për të gjithë burrat që mbajnë mjekër, shkenca ka një lajm fantastik. Ata janë më tërheqës për gjininë e kundërt. Kjo sipas një studimi të publikuar nr revistën shkencore Journal of Evolutionary Biology, e cila ka kërkuar nga 8500 gra që t’i klasifikojnë burrat me mjekër dhe ata pa mjekër, si një të dashur potencial, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Burrat që kanë marrë pjesë në studim, ishin fotografuar të rruar plotësisht, pesë ditë pas rruarjes, 10-të ditë pas rruarjes dhe më pas katër javë pas rruarjes. Rezultatet ishin mbresëlënëse: secila grua që ka marrë pjesë në studim, preferonte që i dashuri i saj të kishte mjekër. Shkencëtarët kanë thënë, se bazuar në të gjeturat e studimit, gratë preferojnë burrat me tipare tipike mashkullore, që zakonisht lidhen me nivelin e lartë të testosteroneve.