Zyrtare: Besart Musolli prezantohet te Gjilani NULL NULL 22.09.2020 16:45 22.09.2020 16:45 Futbollisti llapjan Besar Musolli, është rikthyer në futbollin kosovar pas tetë vite qëndrimi në Kategorinë Superiore të Shqipërisë. Ai është prezantuar te skuadra e Gjilanit, njofton Klan Kosova. “Gjilani është vetëm skuadra e dytë në karrierën e tij në futbollin vendor në Kosovë, pasi që më parë, para transferimit të tij në Kukës, ai, ishte paraqitur për skuadrën nga Podujeva, KF Hysi”, thuhet në njoftimin zyrtar. “Perfomancat fantastike të futbollistit të ri të Gjilanit, do të shpërbleheshin në vitin 2017, ku Musolli do të ftohej edhe nga Përfaqësuesja A e Kosovës, në takimin për kualifikimet për kampionat botëror kundër Ukrainës, ku edhe do të debutonte me fanellën e Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.