Zyra e Rregullatorit për Energji mban diskutim publik NULL NULL 19.09.2017 11:43 19.09.2017 11:43 Zyra e Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancë të diskutimit publik lidhur me shqyrtimin e dytë periodik dhe rregullativ, për përcaktimin e të hyrave të lejuara maksimale për operatorin e sistemit të transmetimit, operatorin e tregut dhe operatorin e sistemit të shpërndarjes. Këtu përfaqësues nga këta operatorë prezantuan shumën e investimeve të parapara nga ana e tyre për periudhën 2018/22. Udhëheqësi i departamentit për çmime dhe tarifa, Ymer Fejzullahu, tha se tek këta operatorë në periudha të mëhershme ka pasur një disbalancë të vogël ndërmjet investimeve të lejuara nga ana e tyre. Ky shtoi se çështja e investimeve të brendshme dhe respektimi i investimeve maksimale ndikon direkt në çmim tek konsumatorët.