Zyra e BE-së, me aktivitete për fëmijët e Junikut (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 19.08.2022 21:15 nga Valdrin Ibishi 19.08.2022 21:15 Në Junik është mbajtur fushata “Mbështetja e BE-së në Kosovë”, me sloganin “Për ju me ju”. Aty shkoi edhe i pari i këtij misioni në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili dha mbështetje edhe për investime tjera në këtë komunë. Në fakt, edhe ambienti përgjatë lumit “Erenik”, ku u zhvillua ky aktivitet, është rehabilituar përmes mbështetjes së këtij institucioni ndërkombëtar. Deri më tani nga kjo fushatë janë aktivizuar mbi 1,000 djem e vajza, duke u përfshirë në aktivitete rinore.