Zvicra ka tri ndeshje, Alonso shqetësohet për Xhakën: Do të jetë e vështirë për Granitin NULL NULL 14.11.2023 17:12 14.11.2023 17:12 Granit Xhaka është bërë lojtari kryesor i skuadrës së Bayer Leverkusenit. Si lider në fushë dhe në dhomën e zhveshjes, 31-vjeçari i ka dhënë një cilësi të re lojës dhe hierarkisë së ekipit. Nga këndvështrimi i Alonsos, lojtari zviceran është i domosdoshëm. E vetmja herë që 31-vjeçari nuk ishte në formacionin titullar të Bayer ishte në ndeshjen e DFB Cup kundër ekipit të kategorisë së tretë SV Sandhausen (5:2). Zvicra do të ketë tre ndeshje gjatë këtij muaji në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian. Kjo po shqetëson Alonson, se si supozohet që 31-vjeçari të rikuperohet nga vrulli i të gjitha këtyre takimeve. “Do të jetë e vështirë për Granitin. Ai ka tre ndeshje”, thotë Alonso, i cili përgjithësisht është i shqetësuar për 20 lojtarët e tij që janë të thirrur nga kombëtaret. “Shpresoj që të gjithë lojtarët të kthehen pa lëndime. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme. Për të qenë konkurrues në të gjitha garat”, thotë basku. Megjithatë, Granit Xhaka thotë që është mësuar me ritmin e shumë ndeshjeve. “Unë nuk di asgjë ndryshe. Në Angli nuk kemi pasur pushim dimëror për shtatë vjet. Kjo është arsyeja pse unë jam mësuar pak me të”, ka thënë Xhaka. “Ndihem shumë rehat, ndihem në formë, ndihem mirë, kemi tre ndeshje me kombëtaren është ashtu siç është. Nuk mund ta ndryshosh këtë. Por edhe të tjerët po luajnë – ndoshta jo tre apo dy herë. Më e rëndësishmja është të mendosh lojë për lojë dhe të përgatitesh profesionalisht për secilën”. Zvicra fillimisht do të ketë lojë me Izraelin të mërkurën, më pas ndaj Kosovës të shtunën dhe përmbyll ciklin kualifikues ndaj Rumanisë me datë 21 nëntor. Përndryshe, Xhaka edhe me një lojë do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në fanellën e helvetikëve. /Klankosova.tv.