Zvicër: Raportohet se dy shqiptarë vdiqën në një aksident NULL NULL 17.09.2023 17:48 17.09.2023 17:48 Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Urnasch të Zvicrës. Sipas Albinfo.ch dy shqiptarë të moshës 18 -vjeçare, kanë vdekur në këtë aksident. Raportohet se njëri nga ta është nga Prishtina që jeton në Flawil e tjetri nga Kumanova që jeton në Gossau. Për aksidentin kanë shkruar edhe policia zvicerane. Autoritetet raportojnë se edhe dy të tjerë janë dërguar në spital. Aksidenti ka ndodhur pak para 3 të mëngjesit, ku në një makinë ishin katër persona prej moshë 18 deri në 21 vjeç. Policia njofton se ata ishin nisur nga Urnäsch-i drejt Schwägalp-it, shkruan polizeinews.ch. Rasti ka nisur të hetohet. Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri tek ky aksident, përcjell Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025