Zvicër: 14 vjet burgim për gruan nga Kosova, tentoi ta mbyste burrin me kabllo NULL NULL 13.02.2023 18:03 13.02.2023 18:03 Zvicër Një grua nga Kosova është dënuar me 14 vjet burgim. Vendimi u mor nga Gjykata Federale e Zvicrës. Kjo për shkak se ajo akuzohet se ka tentuar që ta vrasë ish-burrin e saj me kabllo. Po ashtu kosovarja 56-vjeçarja do të dëbohet për 12 vjet nga ky shtet pasi ta ketë përfunduar dënimin, shkruan gazeta zvicerane Blick.ch përcjell Klankosova.tv Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit 2018-të. E pandehura e kishte joshur ish- burrin e saj tek shtëpia e saj, që nuk jetonte me të. Viktima synonte që të fillonte një jetë të re me të dashurën e tij të re. Sipas raportimeve, gruaja i kishte dhënë ish-burrit të saj pije me barëra dhe drogë. E në mëngjes kur e kishte parë se ai ishte gjallë, kosovarja ishte munduar që ta mbyste me një karikues (adapter) të telefonit. Mirëpo, në momentet e fundit ajo ishte tërhequr nga vajza e saj. Sipas Gjykatës Federale, motivi i veprës është prekja e krenarisë së të akuzuarës, për shkak se burri e kishte lënë për një tjetër, shkruan Blick.ch përcjell Klankosova.tv Përveç kësaj burri e kishte njoftuar se pasurinë paluajtshme do t’ia transferonte partnerës së tij të re, përcjell Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.