Zubin Potok: Zëvendësohen asamblistët e dorëhequr (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 27.12.2022 20:22 nga Drin Demiri 27.12.2022 20:22 Mbledhja e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut u mbajt në fshatin Çabër, të martën, meqë barrikadat pamundësuan shkuarjen në objektin e komunës. Në seancën, për sigurinë e së cilës po kujdesej policia e KFOR-i, po jepnin betimin 13 asamblistët shqiptarë. Ata zëvendësuan kolegët e tyre të dorëhequr serbë që gjithsej ishin 16, njofton Klan Kosova. Mandati pritet t’u kalojë edhe tre asamblistëve serbë, që nuk morën pjesë në këtë mbledhje e cila u monitorua nga ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Shtatë nga këshilltarët e rinj janë nga Vetëvendosje, katër të LDK-së, e dy nga PDK, të cilët emrin e kryesuesit se morën vesh në të njëjtën ditë. Zgjedhjet për kryetar të kësaj dhe tre komunave tjera veriore, mbahen më 23 prill.