Zubin Potok: Parandalohet kontrabandimi i disa mallrave nga Serbia NULL NULL 24.02.2024 10:42 24.02.2024 10:42 Foto: Arkiv Në Zubin Potok është parandaluar kontrabandimi i disa mallrave nga Serbia Në komunikatën per media bëhet e ditur se bëhet fjalë për 100 copë pije të forta alkoolike, 150 copë plazma, 9 kikogramë duhan të grirë dhe 4 mijë e 200 copë cigare. “Zubin Potok, 24 shkurt 2024 në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ushtruar kontroll të tek një subjekt tregtar në Zubin Potok”. “Gjatë këtij kontrolli të koordinuar, zbatimi i autorizimeve të Kodit Doganor ka bërë të mundur zbulimin e një sasie të konsiderueshme të mallrave të paligjshme. Konkretisht: 100 copë pije të forta alkoolike, 150 copë plazma, 9 kg duhan të grirë, 4200 copë cigare”, thuhet tutje në komunikatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025