Zubin Potok: Gjenden disa foto të Radoiçiqit me mbishkrime që kërkojnë kthimin e tij NULL NULL 05.02.2024 08:40 05.02.2024 08:40 Terroristi Milan Radoiçiq Të dielën në Zubin Potok janë hasur disa fotografi të terroristit Milan Radoiçiq. Po ashtu në disa objekte janë hasur edhe mbishkrime, duke kërkuar edhe kthimin e tij “Kthehu Radoiçiq”, “Serbët s’mund të vuajnë më shumë”. Lidhur me rastin policia ka nisur hetime për “nxitje të urrejtje”. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit për rajon e veriut, Veton Elshani. “Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, është iniciuar hetim dhe është urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme që të identifikohen të dyshuarit dhe të sigurohet prezenca e tyre”, tha Elshani. Po ashtu atje janë vendosur edhe disa fotografi dhe mbishkrime që janë kundër tij/Klankosova.tv