Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ZTE Overture 2, smartfoni i lirë Android

NULL NULL
30.05.2015 11:25
Tregu i smartfonëve është duke u zhvilluar shumë. Por, çmimet e shumicës janë të larta. Prandaj, ZTE Overtune 2 është zgjidhje shumë e mirë.

Po patët vetëm 50 dollarë për të shpenzuar dhe dëshironi të blini një telefon inteligjent që operon me sistemin Android Lollipop, atëherë duhet t’i hidhni një sy telefonit ZTE Overture 2.

Telefoni kushton vetëm 49.99 dollarë. Ka ekran 4.5 inç me rezolucion 854 x 480 dhe fuqizohet nga një procesor me katër bërthamësh me shpejtësi 1.2GHz. Veçori të tjera të tij janë edhe lidhja LTE, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD dhe bateri me kapacitet 2100 mAh. Kamera e pasme ka 5 megapikselë me blicin LED dhe kamerë frontale VGA.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.