Zotëria i parë i Kosovës ia bën sefte pritjen e një homologu (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 13.09.2022 20:32 nga Qendresa Sinani 13.09.2022 20:32 Zotëria i parë i Kosovës këtë të martë e bëri sefte pritjen e një homologu, meqë kjo ishte hera e parë që në pozitën të cilën e mban nuk e pati përballë një grua. Prindon Sadriu krah bashkëshortes së tij e priti në takim zotërinë e parë të Hungarisë i cili erdhi së bashku me presidenten Katalin Novak. Të dy këta i ndoqën nga pas gratë e tyre derisa i përsëritën veprimet që ato bënin. Megjithëkëtë me të përfunduar tapeti i kuq përfundoi edhe detyra e zotërinjve të parë. Të njëjtit nuk morën pjesë në takimet e brendshme në mes të dy presidenteve, derisa nuk dihet ku qëndruan a çfarë biseduan pa praninë e grave të tyre.