Zogu hedh peshkun në xhamin e përparmë të kamionit (VIDEO) NULL NULL 19.04.2021 16:50 19.04.2021 16:50 Kamera e një shoferi të kamionit kapi një ngjarje të pazakontë në një autostradë të Karolinës së Veriut kur një zog që kaloi sipër tij lëshoi një peshk në xhamin e automjetit. Videoja e shpërndarë nga Ward Transport, shfaq një nga automjetet e kompanisë që udhëton në autostradën Charlotte, kur një zog shfaqet duke fluturuar në drejtim të kundërt me një peshk. Zogu e lëshon peshkun, i cili godet xhamin e përparmë të kamionit, duke e lënë vendin të lagur. “Njëri prej shoferëve tanë e vërtetoi se kur i jepni kamionit, duhet të jeni të përgatitur për gjithçka”, shkroi Ward Transport në Twitter. Nga kompania thanë se kamioni nuk u dëmtua dhe se shoferi është i palënduar. One of our #charlotte drivers verifies that when driving a truck, you must be prepared for ANYTHING!#drivers #trucking pic.twitter.com/IkqHcxc8AB — Ward Transport (@WardTransport) April 14, 2021