Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zogaj për krizën politike: Cirk që po ndodh si pasojë e kryeneçësisë së Vetëvendosjes

NULL NULL
19.06.2025 10:19

Deputeti i betuar nga radhët e  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, para nisjes së seancën së 34-të, ka folur për situatën aktuale politike në vend, duke e cilësuar si një krizë të thellë të shkaktuar nga mungesa e gatishmërisë për kompromis të partisë më të madhe, Lëvizjes Vetëvendosje.

Zogaj tha se përkundër përgatitjeve për zgjedhjet lokale, kriza politike që po ndodh në nivel qendror nuk duhet të lihet pas dore, transmeton Klankosova.tv.

“Sa i përket zgjedhjeve lokale, në funksion i kemi të zgjedhjet lokale, është shpallur data e zgjedhjeve, 12 tetori do të vijë shpejt, jemi në përgatitje. Kjo sagë që po e shohim çdo ditë, ky cirkus bie në hije kur ne tash fokusin e zhvendosim nga zgjedhjet lokale. Por në asnjë koment nuk duhet lënë anash këtë cirk që po ndodh aktualisht dhe krejt ky cirk është si rezultat i partisë së madhe dhe kryeneçësisë së saj për të mos dalë nga kjo krizë politike. Krizë politike jemi dhe jemi në krizë të thellë,” tha Zogaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.