Zogaj e quan absurditet e të pamundur kërkesën e Kurtit për gjysmë milioni vota (VIDEO) NULL NULL 10.01.2025 18:57 10.01.2025 18:57 Alban Zogaj Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Alban Zogaj, e ka quajtur absurditet dhe të pamundur kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për 500 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai madje shkurtin e 2021-ës, muajin kur Qeveria Kurti hipi në pushtet, e quan aksident politik që më nuk do të ndodh në Kosovës, transmeton Klankosova.tv. “Absurditet. E pamundur. Më nuk ndodh shkurti i 2021-ës, nuk përsëritet më një aksident, ai është jnë aksident politik. Një gjë e tillë nuk mundet me ndodh më në vendin tonë”, tha Zogaj në emisioni “DPT te Fidani” në Klan Kosova. “Nuk kanë arritur për katër vjet me dhënë asnjë shembull në zhvillim të vendit përveç demagogji, dhe tash kërkojnë më shumë se kaq. Po në demokraci çfarë rëndësie ka a i ke 51 për qind, apo 99 për qind? Në demokraci si ti kesh 51 për qind, shumicën, është njëjtë. Si 51, si 99. Ky i ka pas krejt në dispozicion të vetin dhe nuk ka arrit me e zhvillu asnjë projekt deri në fund”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 14/06/2025
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 14/06/2025