Zjarri tek Tregu i Gjelbër, komandanti i zjarrfikësve flet për gjendjen në terren (VIDEO) NULL NULL 08.06.2023 23:57 08.06.2023 23:57 Në afërsi të Tregut të Gjelbër një shtëpi është përfshirë nga zjarri, ku më pas edhe disa lokale në Tregun e Gjelbër janë kapluar nga flakët. Në lidhje me situatën, komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra tha se zjarrfikësit me të dalë në vendin e ngjarjes kanë intervenuar dhe e kanë bërë lokalizimin e zjarrit, teksa shtoi se gjendja tani është stabile. “Sa i përket shkaktarëve të zjarrit, është njoftuar inspektori i cili i bën hulumtimet e shkaktarëve të zjarrit është ftuar, por për shkak se sonte s’ka kushte, ai s’ka dalë në vend të ngjarjes, dhe ka mbetur se nesër në mëngjes të del dhe t’i bëjë hulumtimet për shkaktarët”, tha ai në “Edicioni Special” në Klan Kosova. Në lidhje me ngjarjen tek Tregu i Gjelbër por edhe me vërshimet me të cilat u përball sot kryeqyteti ka folur edhe Drejtori i Emergjencave në Prishtinë, Lulëzim Fushnica, i cili tha e sot ka qenë një ditë e gjatë për ekipet emergjente. “Të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë deri në sanimin e plotë. Sot pasdite kemi pasur shumë raste të vërshimeve, kemi intervenuar në disa lokacione ku në fshatin Mramor po punojmë ende”, tha ai, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se tashmë po bëhet edhe pastrimi i lumenjve, i rrugëve dhe se po punohet në sanimin e plotë të rrezikut në Tregun e Gjelbër. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Sulmi terrorist në veri u sponzorizua nga Serbia, hetimi ndërkombëtar i domosdoshëm 1 orë më parë
Kosova Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Jeni model zhvillimi dhe aleat strategjik në Evropë 2 orë më parë