Zjarri përfshin një villë në Sanxhak, lëndohet një grua NULL NULL 11.07.2025 09:57 11.07.2025 09:57 Një villë në fshatin Sanxhak të Leposaviqit është përfshirë nga zjarri të enjten në mëngjes. Sipas raportit policor, një grua ka pësuar lëndime trupore teksa tentonte të shpëtonte disa gjësende dhe ka marrë trajtim mjekësor. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, ndërsa rasti po hetohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Klankosova.tv