Zjarri në Radost të Rahovecit dëmton 450 metra të hekurudhës (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 26.08.2023 20:23 nga Agnesa Sahiti 26.08.2023 20:23 Njëzet traversa të hekurudhës në fshatin Radost të Rahovecit u përfshinë nga zjarri të premten. Dikush dyshohet se ndezi barin që pothuajse e ka mbuluar rrugën e trenit, duke i shkrumbuar edhe drunjtë e binarëve. Kjo linjë është jashtë funksionit mirëpo ndërmarrja INFRAKOS e ka një rojtar i cili e mbikëqyr gjendjen e hekurudhës në këtë anë, dhe po i njëjti kishte vërejtur zjarrin e i kishte lajmëruar organet kompetente, raporton Klan Kosova. Për segmentin rreth 450 metërsh ku s’ka kaluar tren qe një kohë të gjatë, organet e rendit kanë nisur hetimet dhe ende nuk ka të dyshuar. Këta megjithatë po del se nuk i kanë shkaktuar dëm të madh financiar Ndërmarrjes Publike të Hekurudhave të Kosovës. “Kjo linjë është jashtë funksionit dhe nëse do të vendoseshin në funksion traversat si përforcim i trupit hekurudhor, është dashtë që të ndërrohen, për shkak të amortizimit të tyre”, deklaroi Rafet Çitaku, zëdhënës në INFRAKOS. Megjithatë vlera konkrete e djegies do të dihet gjatë javës nga raporti i komisionit vlerësues të INFRAKOS-it. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 22 orë më parë