Zjarri në ndërtesën e banimit te Parku i Qytetit, nuk dihet ende nëse ka të lënduar (VIDEO) NULL NULL 16.07.2025 21:57 16.07.2025 21:57 Në orët e mbrëmjes së ditës së sotme, një zjarr i madh ka përfshirë katin e fundit të një ndërtese banimi te Parku i Qytetit në Prishtinë. Në vend të ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, që po luftojnë me zjarrin e madh. Një ekip i Klan Kosovës po qëndron në vend të ngjarjes. Gazetarja Vesa Hoda raporton se nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky zjarr.