Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarri në katet e larta në mëshirë të Zotit?! / Zjarrfikësit pa kushte pune e me mungesë stafi (VIDEO)

NULL NULL
04.07.2025 19:16

Temperaturat po rriten dita ditës, e zjarret veç po shtohen.

Pothuajse nuk ka ditë që në mediat kosovare nuk raportohet për një zjarr diku në vend.

Para një dite, më 3 korrik të 2025-ës, u raportua për 3 raste zjarresh.

Një nga ta ishte në Mitrovicën e Veriut, në një banesë ku sipas Petrit Fejzës, shef i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, në një përgjigje për portalin e Klan Kosovës, tha që një pajisje e kuzhinës ka pasur defekt dhe së bashku me zjarrfikësit kishin intervenuar dhe nuk pati të lënduar.

Tjetër zjarr i madh u pa në mbrëmje në Sllatinë të Fushë Kosovës në po të njëjtën natë, ku sipas pamjeve të televizionit, zjarri shihej të ketë ndodhur afër Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Por që ky zjarr nuk paraqiti ndonjë problem për fluturimet.

Nata e 3 korrikut u përmbyll me një zjarr tjetër në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, në objektin e një kompanie. Sipas informacioneve, dëmet qenë të konsiderueshme.

As ditët para 3 korrikut nuk qenë fare më të lehta.

Më 2 korrik të 2025-ës, u raportua për një zjarr në një market të Lagjes “Kalabria”. Sipas Abdusamed Shkodrës nga zjarrfikësit në kryeqytet, për klankosova.tv, zjarri qe i vogël, pasi disa kabllo kishin marrë flakë, dhe zjarrfikësit i kanë fikur.

Ndërsa në ditën e parë të muajit korrik, flakë mori një hapësirë fushore te Kalaja e Kulinës në Kamenicë.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani për Klan Kosovën, zjarri ishte lokalizuar dhe nuk ka pasur rrezik për përhapje apo dëme materiale.

E me 29 qershor, zjarr i madh shpërtheu në një objekt në fshatin Sllovi të Lipjanit.

Madje sipas një banore për Klan Kosovën, rreziku qe që zjarri të përhapej edhe në shtëpi të banueshme.

Në po të njëjtën ditë, zjarri shpërtheu edhe në Prizren, më saktësisht në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha”. Nga ky rast nuk u lëndua askush, derisa zjarrfikësit punuan deri në shuarjen totale të tij.

E me 28 qershorit, dy zjarre shpërthyen në dy vende të ndryshme, njëri në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë në një hapësirë të autopjesëve, e tjetri në një shtëpi në fshatin Lupç të Podujevës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.