Zjarri në Gurakoc plagos një person dhe bën shkrumb stallat (VIDEO) NULL NULL 17.08.2025 20:25 17.08.2025 20:25 Iu deshën vetëm tri minuta që flakët të përfshijnë shtallën e familjes Bajrami nga Gurrakoci dhe të marrin gjithçka me vete. Kur zjarri u shua, la pas vetëm hirin dhe makineritë e djegura në këtë shtallë. Gjatë përpjekjeve për të shpëtuar bagëtitë, djali i familjes Bajrami mbeti me plagë nga flakët. Megjithatë, falë ndërhyrjes së qytetarëve, u shpëtuan 12 krerë lopë. Për fat të keq, disa mjete pune dhe ushqimi për bagëtitë nuk u shpëtuan. Dëmet, që sipas pronarit Artush Bajramit arrijnë mbi 40 mijë euro, kanë kthyer familjen në gjendjen që kishte para gjashtë vitesh.Shpresa e tyre mbetet ndihma nga shteti. Zjarri zgjati rreth tre orë, ndërsa përveç zjarrfikësve, në ndihmë u vunë edhe bashkëfshatarët, të cilët arritën të shpëtojnë shtëpitë afër nga djegia. /Klankosova.tv