Zjarri në Emshir vazhdon, shembet një pjesë që lidh dy ndërtesat (VIDEO) NULL NULL 26.06.2025 23:17 26.06.2025 23:17 Zjarri është duke vazhduar ende në të dyja banesat në lagjen “Emshir” të Prishtinës, ndonëse ka filluar nga ora 20:00. Gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, ka theksuar se është shembur një pjesë që lidh dy banesat e të dyja objekteve që u përfshin nga flakët. E njëjta tregoi se në vendin e ngjarjes për më shumë se tri orë kanë dalë ekipe të shumta të zjarrëfikësve, policisë, si dhe KEDS-it. Në të dyja ndërtesat është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike. Poashtu, shkaku i shpërthimit të zjarrit deri tani ende nuk dihet. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.