Zjarri mbyll aeroportin e Romës NULL NULL 07/05/2015 07/05/2015 Zjarri ka bërë që të anulohen numër i madh fluturimesh. Zjarri që ka përfshirë aeroportin Fiumicino të Romës, në terminalin numër 3 të fluturimeve ndërkombëtare, ka detyruar anulimin e fluturimeve në këtë terminal. Zjarrfikësit që kanë punuar për orë të tëra për shuarjen e flakëve, sipas të dhënave të mediave, kanë arritur t’i vënë ato nën kontroll rreth orës 7 të mëngjesit. Në kuadër të fluturimeve të anuluara shkaku i këtij zjarri, përfshihen edhe fluturimet e linjës Tiranë-Romë. Megjithatë, thuhet se zjarri është vënë nën kontroll dhe aeroporti po shkon gradualisht drejt rihapjes. Pasojat e zjarrit janë ndjerë në të gjithë trafikun ajror të Italisë, për të mos folur për dëmet materiale të shkaktuara. https://www.youtube.com/watch?v=uf7DIUKVDCo
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022