Zjarri kaplon një shtëpi në Dollovë të Klinës (VIDEO) NULL NULL 07.03.2025 00:28 07.03.2025 00:28 Një shtëpi në Dollovë të Klinës, është përfshirë nga flakët. Klankosova.tv merr vesh se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ato të zjarrëfikësve. Këta të fundit kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, pos dëmeve materiale.