Zjarri del jashtë kontrollit në Novobërdë, derisa gruaja po gatuante NULL NULL 25.09.2025 10:46 25.09.2025 10:46 Një grua derisa ishte duke gatuar, kishte ndezur zjarr i cili për shkak të erës së fortë ka dalë jashtë kontrollit në Novobërdë. Sipas raportit 24-orësh, flakët kanë përfshirë disa fusha dhe zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke vazhduar ende të djegë sipërfaqe të tokës, transmeton Klankosova.tv. “Është raportuar se një e dyshuar femër kosovare deri sa ka ndezur një zjarr për të gatuar, nga era zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke marrë flakë disa fusha të cilat ende janë duke u djegur dhe zjarri është në përmasa të mëdha”, thotë Policia.