Zjarrfikësit protestojnë nesër para Qeverisë NULL NULL 01.06.2016 23:49 01.06.2016 23:49 Zjarrfikësit nesër do të protestojnë para Qeverisë me disa kërkesa. Për të biseduar për këtë, në Kosova Direkt të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ishte kryetari i sindikatës së zjarrfikësve, Muharrem Beka. Beka ka thënë se protesta e nesërme është shenjë nervoze dhe pakënaqësie ndaj mosgatishmërisë së institucioneve për të zgjedhur problemet që ata kanë paraqitur. “I jemi drejtuar institucioneve prej vitit 2008, asnjëherë nuk morëm një përgjigje pse është kjo gjendje aktuale në këtë shërbim”. Ai ka treguar se kërkesat që ata do të shpalosin nesër me këtë protestë janë të ndryshme dhe të shumta. “Ne kërkojmë rregullimin e statusit, definimin e kompetencave menaxhuese, mbrojtja dhe siguria në punë pasi jemi të rrezikuar, rregullorja mbi shtesat në pagë, ndërrimet e natës, festat shtetërore dhe fetare si dhe kemi kërkuar një shujtë që shërbimet tjera emergjente e kanë”. Beka ka thënë se kjo protestë paraqet zërin e zjarrfikësve të Kosovës pasi sipas tij, ky shërbim është i injoruar. “Është krijuar një vakum institucional mes pushtetit lokal dhe qendror dhe për asnjë kërkesë që kemi drejtuar institucioneve, nuk morëm përgjigje por një heshtje insitucionale”. Ai ka deklaruar se për shërbimin e zjarrfikësve, shqetësuese është siguria në punë duke përmendur edhe disa raste kur punëtorët janë lënduar dhe madje kanë bartur shpenzimet e mjekimit vetë ndonëse sipas tij, këtë duhet ta bëjë punëdhënësi. Kryetari i sindikatës së zjarrfikësve ka thënë se në vazhdimësi kanë drejtuar kërkesa në drejtim të institucioneve por nuk kanë marrë asnjë shenjë pozitive. Ai ka thënë se protesta e nëserme do të jetë e qetë dhe krahas ligjeve që janë në Kosovë. “Ne do të jemi të kujdesshëm që çdo hap që ndërrmarim të jetë mbi ligjet në fuqi, nesër do të kërkojmë që Qeveria të reflektojë, është shërbim për shpëtimin e jetëve të gjalla dhe shpresoj që ky shërbim duhet të fuqizohet”. “Protesta do të jetë e qetë dhe dinjitoze sipas misionit të zjarrfikësve, do të kërkojmë në mënyrë dinjitoze të drejtat tona legjitime që shkelen vite me radhë padrejtësisht”. Beka ka deklaruar se nëse Qeveria nuk reflekton, do të ndërmerren hapa të tjerë sindikal bazuar në ligjet e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025