Zjarrfikësit pa pajisje për katet e larta? / Komandanti: “S’ka staf, kemi automjete të vjetra” (VIDEO) NULL NULL 04.07.2025 19:30 04.07.2025 19:30 Nata e 3 korrikut të 2025-ës qe shqetësuese për Fushë Kosovën, e veçanërisht zjarrfikësit të cilët sapo morën sinjalin, u nisën për në terren. Në Zonën Industriale, një objekt mori flakë e tymi shihen me kilometra larg. Se situata ishte vështirë e përballueshme e pranon edhe Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve së Prishtinës. Sipas Malë Gashit, edhe gjatë ditës së 4 korrikut, ekipet emergjente qëndruan të vendi ngjarjes duke e kontrolluar e menaxhuar situatën. Gashi ka thënë se si njësi e Prishtinës, janë dy probleme me të cilat ballafaqohen, e që janë esenciale – mungesa e stafit dhe vjetërsia e automjeteve. Ndonëse në mars ka thënë se ekipit të tij i janë shtuar 26 djem të rinj. As kaq, Gashit nuk i mjaftojnë. Ai thotë i duhet ekipë shumë më e madhe që të mbuloj kërkesat e përditshme. Një ndër rastet më shqetësuese të ditëve të fundit ishte ai i lagjes Emshir në Prishtinë, kur zjarrëfikësit për orë të tëra nuk patë mundësi ta ndalnin zjsrrin. Kjo sepse bëhej fjalë për një banesë ne katin e 10 dhe të 11, dhe pa shkallë emergjente. Në kushte të tilla, zjarrëfikësit, me pajisjet që posedojnë, e kanë vështirë të përballueshme. Sipas Gashit, në katet e larta, hidrantët nuk kanë ujë ose nuk kanë shtypje të madhe, andaj detyrohen që pajisjet ti dergojnë deri në katet e larta. Tjetër shqetësim për zjarrëfikësit e kryeqytetit, janë edhe hapësirat për parking. Sipas komandantit, ka raste kur marrin telefonata edhe për zjarre krejt të vogla. E as rastet e natyrës së ngujimit, Gashi thotë që nuk i neglizhojnë ngase asnjëherë nuk mund ta dijnë se si është situate reale nëse nuk shkojnë për ta parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025