Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarrfikësit e Gjakovës arrijnë ta fikin zjarrin në objektin ku rrezikohej edhe ushqimi i bagëtive

NULL NULL
13.06.2025 21:40

Shërbimi i zjarrfikësve në Gjakovë ka bërë të ditur se sot ka ndërhyrë në shuarjen e zjarrit që kishte shpërthyer në një objekt në fshatin Pnish, ku ishin të rrezikuara edhe hapësirat për ruajtjen e ushqimit të bagëtive.

Në një postim në Facebook, zjarrfikësit në Gjakovë pohuan se arritën ta fikin zjarrin që shpërtheu.

“Reagimi në kohë bëri të mundur që zjarri të vihej nën kontroll dhe të mbroheshin shtëpitë përreth”.

“Zjarrfikësit në shërbim të qytetarëve, çdo ditë e pa ndalur!”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.