Zjarrfikës nga komunat fqinje ndihmuan në shuarjen e zjarrit në Elkos në Pejë (VIDEO) NULL NULL 25.03.2023 13:55 25.03.2023 13:55 Zjarri ne Peje Depoja e kompanisë Elkos në Pejë mëngjesin e sotëm u përfshi nga zjarri. Zjarri është lokalizuar, mirëpo ende nuk është shuar tërësisht. Shef i sektorit për Siguri dhe Emergjenca, Gani Krasniqi, ka thënë për Klan Kosova, se për shuarjen e këtij zjarri janë duke ndihmuar edhe njësitet e zjarrfikësve nga komunat fqinje. “Përhapja e zjarrit ka qenë shumë e shpejtë, jemi detyruar t’i thërrasim edhe komunat fqinje për të ndihmuar. Kanë bërë një punë të suksesshme edhe pse përhapja e zjarrit ka qenë shumë e shpejtë, për shkak të materialeve që gjendeshin në objekt”, ka thënë Krasniqi. Krasniqi shtoi se dëmet janë të konsiderueshme. Disa patrulla policore po qëndrojnë më larg për t’i orientuar vozitësit e veturave të zgjedhin rrugë alternative për çështje sigurie. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Kemi borxhe të trashëguara, s'po mundemi...”: “Uniteti” në Mitrovicë i kundërpërgjigjet akuzave të punëtorit (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Punime pa leje e kontejnerë përballë shtëpive? Banorët e Veternikut ndihen nën presion (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Barduani foli me të Dërguarën Speciale të Britanisë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe dialogun 15/07/2025