Zjarret e shtuara në Kosovë, kush i ndez mund të dënohet nga 500 deri në 20 mijë euro NULL NULL 13.03.2025 14:07 13.03.2025 14:07 Deri më 10 mars, përgjatë tri ditëve u raportuar për afro 300 zjarre në rajonin e Kosovës. Lidhur me këto zjarre, janë identifikuar disa persona, transmeton Klankosova.tv. “Disa persona të dyshuar për zjarrëvënie janë identifikuar dhe rastet po trajtohen”, pati njoftuar policia të martën e 11 marsit. Për këto zjarre, ka reaguar edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. MBPZH-ja bën të ditur se ndezja e zjarreve në pyje dhe tokat pyjore është e ndaluar,ku shkelësit mund të gjobiten nga 500 deri në 20 mijë euro, varësisht nga dëmi i shkaktuar.