Zjarr në oborrin e një shkolle në Banullë, intervenojnë zjarrfikësit (VIDEO) NULL NULL 19.09.2023 21:55 19.09.2023 21:55 Oborri i shkollës së vjetër “Emin Duraku” që ndodhet ndërmjet fshatrave Banullë dhe Gllogovc sot është përfshirë nga zjarri. Klankosova.tv i ka kontaktuar zjarrfikësit e rajonit të Lipjanit prej të cilëve ka mësuar se zjarri është lokalizuar pa dëme materiale. “Është oborri i shkollës së vjetër e cila nuk është funksionale. Ekipi i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin. Nuk ka dëme materiale”, ka thënë kujdestari i ndërrimit të zjarrfikësve për rajonin e Lipjanit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 7 orë më parë